Kush jemi ne?
Ne jemi një anëtar i kompanisë Philip Morris International. Detajet tona (emri, adresa etj.) do t'ju jepen veçmas në kohën e (ose për konfirmimin e) mbledhjes së informacionit rreth jush, për shembull, në njoftimin që shfaqet në një skedë, aplikacion apo faqe web, si edhe në e- mailin ose mesazhin sms që përmban linkun ndaj këtij njoftimi.
Si e mbledhim informacionin për ju?
Ne mund të mbledhim informacion rreth jush në mënyra të ndryshme.
- Ju mund të na ofroni informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë (p.sh. kur vizitoni ambientet tona dhe na zbuloni identitetin tuaj, kur plotësoni një formular ose na telefononi).
- Ne mund të mbledhim informacione edhe në mënyrë automatike (p.sh. kur përdorni një aplikacion ose faqe web të PMI-së), përmes sistemeve të mbikëqyrjes video në hyrjet dhe daljet e ndërtesës, si edhe në platformat e ngarkimit).
- Ne mund të marrim informacione nga palët e treta (p.sh. kolegët e biznesit, punëdhënësi juaj).
Në këtë njoftim, ne u referohemi të gjitha metodave, me të cilat ju jeni në kontakt me ne, si "pikat e kontaktit të PMI-së". Pikat e kontaktit të PMI-së përfshijnë mjetet fizike (për shembull, shitoret me pakicë dhe ngjarjet e PMI-së), dhe digjitale (për shembull, aplikacionet dhe ueb faqet).
Cili informacion ne mbledhim rreth jush?
Ne mund të mbledhim lloje të ndryshme të informacionit rreth jush:
- Informacioni rreth vizitave tuaja në ambientet, pikat e shitjes dhe eventet tona
- Informacioni që na jepni përmes telefonatave që ju bëni në centralet telefonike ose qendrat e thirrjeve
- Informacionin që ju na e ofroni kur dërgoni përmbajtje të ndryshme në një pikë digjitale kontakti të PMI-së
- Informacioni rreth preferencave dhe interesave tuaja
- Informacioni i nevojshëm për të verifikuar moshën tuaj
Për çfarë qëllim ne përdorim informacionin rreth jush dhe në çfarë baze ligjore?
Në këtë seksion, ne i përshkruajmë qëllimet për të cilat ne përdorim të dhënat personale. Megjithatë, ky është një njoftim global dhe, në qoftë se ligjet e një shteti kufizojnë ose ndalojnë veprimtari të caktuara të përshkruara në këtë njoftim, ne nuk do të përdorim të dhënat tuaja për këto qëllime në këtë shtet.
Në varësi nga aspektet e lartpërmendura, ne do të përdorim informacion rreth jush për qëllimet e mëposhtme:
- Për t'ju mundësuar përdorimin e pikave të kontaktit
- Për t'ju identifikuar dhe për qëllime të ruajtjes së sigurisë, kur vizitoni ambientet tona
- Për qëllime të përgjithshme të administrimit të biznesit dhe për të mbështetur të gjitha pikat e mësipërme, përfshirë administrimin e llogarive tuaja, duke ju mundësuar përdorimin e pikave të kontaktit të PMI-së, duke korresponduar me ju, duke menaxhuar takimet tuaja me ne ose me dikë që mbështet produktet tona dhe duke personalizuar përvojën tuaj me pikat e kontaktit të PMI-së, administrimin dhe zgjidhjen e problemeve,
- Për të kryer analitika dhe përmirësime në operacionet tona, duke përfshirë përmirësimin e ambienteve, produkteve, pikat e shitjeve dhe eventeve të PMI-së
- Për qëllime të tjera që do t'ju bëjmë të ditura, ose do të jenë të qarta nga konteksti, në pikën ku informacioni për ju mblidhet për herë të parë;
Baza ligjore për përdorimin e informacionit rreth jush është një nga ato që përmenden më poshtë (të cilat ne shpjegojmë hollësisht në seksionin "Mësoni më shumë"):
- Pajtim me një nga detyrimet tona ligjore;
- Zbatimi i një kontrate në të cilën ju jeni palë;
- Një interes legjitim biznesi që nuk është në kundërshtim me interesin tuaj për të mbrojtur të dhënat;
- Pëlqimi juaj, në qoftë se nuk zbatohet asnjë nga arsyet e mësipërme (pëlqimi juaj do të kërkohet para se të përpunojmë informacionin).
Me kë ne ndajmë informacionin tuaj dhe për çfarë qëllim?
Ne mund të ndajmë informacione rreth jush me:
- Filialet e PMI-së;
- Palët e treta që furnizojnë filialet e PMI-së ose ju me produkte ose shërbime të ndryshme dhe
- Palë të treta të tjera, në qoftë se kërkohet apo lejohet nga ligji.
Ku mund të dërgohen informacionet rreth jush?
Ashtu siç bën çdo organizatë shumëkombëshe, Filialet e PMI-së transferojnë informacion në nivel global. Prandaj, informacioni rreth jush mund të transferohet në nivel global (nëse informacioni juaj mblidhet brenda Zonës Ekonomike Evropiane, kjo do të thotë që informacioni juaj mund të transferohet jashtë saj).
Si e mbrojmë informacionin rreth jush?
Ne zbatojmë masat teknike dhe organizative të duhura për të mbrojtur informacionin personal nën kontrollin tonë kundër zbulimit, përdorimit, modifikimit ose shkatërrimit të paautorizuar. Në qoftë se është e nevojshme, ne përdorim teknologji të tjera enkriptimi, të cilat kontribuojnë në sigurinë e informacionit që ju na ofroni. Gjithashtu, ne kërkojmë që furnizuesit e shërbimeve të pajtohen me kërkesa të rrepta të konfidencialitetit dhe sigurisë.
Sa kohë do të ruhet informacioni rreth jush?
Ne do të mbajmë informacionin rreth jush për periudhën e nevojshme për të plotësuar qëllimet për të cilat informacioni është mbledhur. Pas kësaj, ne do ta fshijmë. Periudha ndryshon në varësi të qëllimeve, për të cilat informacioni është mbledhur. Vini re se në disa rrethana, ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë informacionin tuaj. Gjithashtu, ndonjëherë jemi ligjërisht të detyruar të mbajmë informacionin, për shembull, për qëllime tatimore dhe kontabël.
Cilat janë të drejtat dhe opsionet tuaja?
Ju mund të keni disa ose të gjitha të drejtat e mëposhtme lidhur me informacionin rreth jush që ne e mbajmë:
- Të na kërkoni që t'ju japim akses në të;
- Të na kërkoni që ta korrigjojmë, ta përditësojmë ose ta fshimë;
- Të na kërkoni që të kufizojmë përdorimin e tij në rrethana të caktuara;
- Të refuzoni përdorimin nga ana jonë, në rrethana të caktuara;
- Të tërhiqni pëlqimin tuaj për ta përdorur;
- Të bartni të dhënat, në rrethana të caktuara;
- Ta përjashtoni nga përdorimi në marketingun e drejtpërdrejtë;
- Të paraqitni një ankesë tek autoriteti mbikëqyrës në vendin tuaj (nëse ka).
Ne ju ofrojmë mënyra të thjeshta për të ushtruar këto të drejta, siç janë link-et e "çabonimit" ose adresa e kontaktit që tregohet në mesazhet që i merrni.
Disa aplikacione celulare që ne ofrojmë mund t'ju dërgojnë mesazhe push lidhur, për shembull me produkte ose shërbime të reja. Ju mund t'i çaktivizoni këto mesazhe me anë të parametrave në telefonin ose aplikacionin tuaj .
Kushte shtesë specifike për vende të caktuara
Në varësi nga vendi, ku ndodheni, ju mund të keni disa të drejta shtesë.
Kujt duhet t'i drejtoheni me pyetje?
Nëse ju keni ndonjë pyetje ose dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, ju mund të gjeni këtu të dhënat e kontaktit të Filialit përkatës të PMI-së, si edhe të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave (sipas rastit). Të dhënat e kontaktit do t'ju furnizohen edhe në çdo njoftim që ju dërgon një Filial i PMI-së.
Nëse vendi juaj ka një autoritet për mbrojtjen e të dhënave, ju keni të drejtë ta kontaktoni me ndonjë pyetje ose shqetësim. Nëse Filiali përkatës i PMI-së nuk mund të zgjidhë pyetjet ose shqetësimet tuaja, ju keni të drejtën të kërkoni mjete juridike para një gjykate kombëtare.
Ndryshime të këtij njoftimi
Ne mund të përditësojmë këtë njoftim (dhe çdo njoftim shtesë të konfidencialitetit) herë pas here. Ne do t'ju njoftojmë për ndryshimet kur kërkohet me ligj.